Senatori amerikan i kërkon Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova

Senatori amerikan, Richard Blumenthal, i ka dërguar një letër sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken për rrezikun që Serbia ia ka paraqitur Kosovës ndër vite duke përmendur sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Ai i ka kërkuar Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit në SHBA të mbajë sytë në Kosovë.

Sipas Blumenthal, gjatë gjithë kësaj periudhe tranzicioni, kërkohet që të përdoren të gjitha instrumentet që ka në dispozicion SHBA-ja që të sigurohet që Serbia të mbahet larg dhe e paaftë për të shkelur territorin e Kosovës.

Ai po ashtu në letër ka kërkuar që SHBA-ja të vazhdojë me përkushtim përkrahjen e procesit të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.