Molliqaj: Plani franko-gjerman është produkt i dialogut jodemokratik e jotransparent të Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka theksuar se plani frankogjerman ka ardhë si pasojë e dialogut që jotransparent që është duke e zhvilluar kryeministri Albin Kurti.

Ai ka theksuar se derisa dy shtete që e kanë njohur Kosovën e propozojnë një plan në të cilin nuk përfshihet njohja e Kosovës nga Serbia, vjen si pasojë e formës që Kurti është duke e përdorur në dialog.

“Përgjegjësia e Qeverisë së Kosovës është këtu që nuk ka provuar të na gjejë zgjidhje të përhershme, por unë nuk garantojë që kjo do të kishte ndodhur, por unë e mbaj përgjegjës”.

“Plani frankogjerman pa njohje, dy shtete që e njohin Kosovën propozojnë diçka mos me të njoftë, është produkt i dialogut jo publik, jodemokratik të Albin Kurtit”, ka thënë Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.