“Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, mundësitë për thellimin e tyre dhe situatën aktuale në Kosovë, rajon e më gjerë. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova pret mbështetjen bullgare në rrugën euroatlantike të saj, duke potencuar se në këtë aspekt mund të përfitojë nga përvoja e këtij shteti”, thuhet në komunikatë.
Osmani ka thënë se Kosova pret mbështetje nga Bullgaria në rrugën euroatlantike.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Bullgari. Ajo sot u prit në takim nga kryeministri në detyrë, Galab Donev.
Në këtë takim sipas ZPRK-së është biseduar për marrëdhëniet biletarale, mundësitë për themelimin e tyre dhe situatën aktuale në Kosovës.
Në njoftim thuhet se Presidentja ka marrë mbështetjen nga Donev për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare.
“Të dy bashkëbiseduesit janë ndalë te çështja e sigurisë energjetike, derisa edhe kryeministri në detyrë Donev, sikurse presidenti Radev ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën me furnizim me energji elektrike. Palët konfirmuan se për këtë çështje do të ketë takim ndërshtetëror të ministrive të linjës përkatëse. Në takim me kryeministrin në detyrë, Donev, Presidentja ka marrë mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera ndërkombëtare, teksa i ka bërë të ditur atij se Kosova synon që brenda këtij vitit të aplikojë edhe për anëtarësim në BE”, thuhet në komunikatë.
“Kurse në raport me zhvillimet e fundit në vend, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Sipas Presidentes Osmani dialogu me Serbinë duhet të jetë i fokusuar me njohje të ndërsjellë në qendër, ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas ZPRK-së, të dy palët janë dakorduar për bashkëpunim në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë, arsimit dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.