Vrasja e shtatzënës, reagon ashpër kardiokirurgu: Lëshoni karriget, kemi mu turpnue edhe n’varr

Pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në repartin e Gjinekologjisë, ka reaguar një kardiokirurg nga QKUK-ja, i cili duke dënuar rastin, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të dhënë dorëheqje.

Leonard Bytyqi, ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje, përkundër që rasti nuk lidhet direkt me punën e tyre, por se një gjë e tillë duhet të bëhet për të treguar se dikujt i intereson për njerëzit që po vriten.

“Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n varr,” ka shkruar Bytyqi ndër të tjera.

Postimi i plotë

Sonte, plot prej nesh duhet me dalë me kërku falje publike dhe me dhanë dorëheqje.

Dikush duhet me kallzu që na ende kemi ndjenja, dikush duhet me kallzu që mërzitet për banorët e vet që po vriten para turinjve.

Na kena dështu komplet, si shtet, si shoqni, si individ dhe si burra .

Unë jam i gatshëm me dhanë dorëheqje prej QKUK-së, prej Universitetit edhe pse kjo ngjarje e kobshme, s’lidhet me punën tonë direkt, por lidhet me shpirtin dhe ndjenjën që gudulliset e na nxen frymën.

Hajdeni lëvizni, mos vajtoni, se gjama e fcb-it ju zgjat dy ditë.

Statuse t’leshit,forca e ligjit asht goditja ma e ranë për kriminelët e lehtësim për familjarët.

Boll vajtut,pshurrana, lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje.

Mane n’mend, kena me u turpnue edhe n ‘varr.

Një grua shtatzënë e moshës 35-vjeçare u vra në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte shkuar për të kryer lindjen e fëmijës së saj të parë.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët.

I njëjti ndodhet ende në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.