Tahiri paralajmëron padi ndaj LVV për përfshirjen e tij në videon “Çka ka, çka s’ka”

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përfshirjen e tij në videon e publikuar ditë më parë nga ky subjekt me titullin “Çka ka, çka s’ka”.

Tahiri tha se kush është personi që ka guxuar që ta përdorë fotografinë e tij derisa nuk e ka keqpërdorur funksionin publik asnjëherë sa ka qenë në pozitën e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

“Për të ngritur një shqetësim personal që lidhet me raportimet e mediave si rrjedhojë e një video që LVV e ka bërë në ‘çka ka çka s‘ka’. Unë e kuptoj jashtëzakonisht mirë luftën politike, kundërshtimet politike, jeni në Kuvend që 23 muaj i kemi debatuar temat që nuk jemi pajtuar ka pas kritika në një moment ka pasur edhe një konflikt apo më mirë me thënë një argumentim pak më përtej me kryetaren e grupit parlamentar të LVV, Mimoza Kusari por nuk mund ta kuptoj se ku e merr guximin ai njeri që e ka bërë atë video me ma vendos fotografinë time në një video inkrimunuese dhe të më fyej. Ku e merr ai guximin me ma vendos fotografinë dhe të shqetësojë familjen time në shtëpi, rrethin tim familjar, kur kurrë në jetë aq sa kam qenë në funksion publik kurrë në jetë nuk e kam keqpërdorur le të dal Lëvizja Vetëvendosje le të thotë se vetëm një element e kam keqpërdorur. Kam qenë zëvendëskryeministër si Besnik Bislimi, 5 mijë euro e kam pas kartelën 00 e kam kthyer, veturën e kam kthyer në fushatë, gjejeni një njeri që e kam futur në punë apo një keqpërdorim që kam bërë… Kërkoj nga LVV të ma heqin fotografinë përndryshe të gjitha mekanizmat ligjorë që ekzistojnë në këtë shtet dhe kudo për të parë dhe të tregojnë ata se çka kam keqpërdorur, do të ballafaqohemi me gjykatë dhe padi”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.