Një burrë në Vushtrri dje ka raportuar se fëmija i tij në mëngjes është vërejtur pa shenja jete.
Policia ka informuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij (foshnje) në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”.