Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmëri për t’ u ardhur në ndihmë komunave që po përballen me vërshime të mëdha.
Ai tha se në vendbanimet e Komunës së Prishtinës, gjendja është stabile.
“Ndjehem i pikëlluar të shoh vërshime në vende të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë trazuar jetën e qytetarëve. Kryeqyteti ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në vështirësi si pasojë e vërshimeve. Në vendbanimet e Komunës së Prishtinës gjendja është stabile. Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës. Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Rama.