Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kolly
Haradinaj pas takimit me Ambasadorin zviceran ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset.
“Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese.
Sot, mirëprita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kolly. Bashkëbiseduam për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes dy vendeve tona! ”