Vitia viziton Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar Kuvendin e Odës së Mjekëve ku tregoi punët që kjo si Qeveri janë duke bërë për stafin e mjekëve.

Vitia përmendi Ligjin e Pagave ku tha se pas luftës mjekëve i është dhënë rëndësia që ata e meritojnë.

“Qeveria ka filluar me veprime të rëndësishme për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi, duke filluar me miratimin e Ligjit për Pagat, ku mjekëve për hërë të parë pas luftës, konsideroj se u jepet rëndësia që ata e kanë dhe pagesa më dinjitoze, për të vazhduar me investime në infrastrukturën shëndetësore”, tha Ministri Vitia.

Ai poashtu falenderoi mjekët për kontributin e dhënë në sistemin shëndetësor, e sidomos gjatë pandemisë Covid 19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.