Nis takimi trepalësh BE, Kurti, Vuçiq në Bruksel

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel në prani të ndërmjetësve evropianë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.

Në fillim u mbajt takimi me Kurti, pastaj me Vuçiqin.

Ndërkaq, pas këtij takimi të përbashkët pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.

Për mbajtjen e takimit ka njoftuar edhe faqja zyrtare e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.