Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar qëndrimin e Kryeministrit Kurti rreth dialogut me Serbinë duke shprehur dyshimet e tij në zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë duke deklaruar që Presidenti serb ka thënë se nuk do të lejojnë asnjëherë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Tutje Tahiri ka kritikuar edhe nenin 7 të marrëveshjes duke thënë se një strukturë e re e vetëmenaxhimit për komunitetet nuk mund të bëhet, është problematike dhe nuk ka vend në kushtetutë.
Në fund Tahiri ka thënë po ashtu se ky draft i marrëveshjes do të na nxjerr probleme të mëdha në dekadën e ardhshme, duke pamundësuar që të merremi me probleme të brendshme siç është migrimi dhe probleme tjera.