/

Grabitje në Ria, dyshohet se personi ishte i armatosur

Një grabitje ka ndodhur pak më parë në Ria, afër shkollës “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Një person dyshohet se nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave.

Lajmin për DTV e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e arrestimin e personit të dyshuar.

Për detaje të tjera në vazhdim, përcjellni DTV.

Leave a Reply

Your email address will not be published.