Sekretari i shkolles teknike në Ferizaj, ka përfunduar në prangat e policisë.
I njëjti dyshohet se mori ryshfet 1 mijë e 200 euro, për ta pajisur një femër me diplomën e shkollës.
Kështu deklaroi për DTV zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së”, tha Hoxha.
Kjo shkollë ofronte mundësi në programin “Mësimi i përshpejtuar”.
DTV