Procesi gjyqësor për Ivanoviqin drejtë fundit – Musa: Vdiqën dy avokatë, u kërcënuan dëshmitarët

Në fund të këtij viti pritet që të përfundojë procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. Këtë e ka konfirmuar Musa Damati, avokat i Silvana Arsoviqit. Ai pohon se në dhjetor pritet verdikti final.

Damati, ka potencuar se  procesi gjyqësor është karakterizuar me vdekjen e dy avokatëve mbrojtës dhe me kërcënimin dhe frikësimin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe anonim.

“Ky rast voluminoz patjetër se është duke shkuar drejt përfundimit dhe deri në fund të vitit do ta kemi edhe verdiktin gjyqësorë lidhur me këtë çështje”.

“Sot është mbajtur seanca e radhës në rastin vuluminoz të politikanit serb Ivanoviq, është e rëndësishme të potencohet se gjatë këtij procesi, ky proces deri më tani është karakterizuar me vdekjen e dy avokatëve,  të cilët kanë qenë të involvuar si mbrojtës në këtë çështje”.

“…ky proces është karakterizuar poashtu edhe me kërcënimin dhe frikësimin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe anonim, në bazë të deklarimeve të tyre të thëna në seancat gjyqësore”, tha ai.

Seancat  e radhës për rastin e Oliver Ivanoviqit vazhdojnë me 1 dhe 2 gusht.

Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës. Ai u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.