AAK: Fund i turpshëm për Kurtin dhe ushtrinë e tij

Pas arrestimit të asamblistit të LVV-së, Besnik Mujeci në Tiranë i dyshuar për posedim të substancave narkotike (ekstazi) kanë reaguar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Drejtori për Informim, Lulëzim Blaka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor.

Sipas tij, një eksponent i kësaj partie u zu me mijëra doza droge në Shqipëri.

“Shpërdorimi i pozitës zyrtare nga njerëzit e Kurtit nuk është lajm i ri, pasi që asamblisti Mujeci është vetëm i fundit në radhën e atyre që janë kapur nga drejtësia. Mujeci që ishte emëruar para pak kohësh si aksionar në Stacionin e Autobusëve, dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.

Nga përvoja e deritanishme kemi mësuar se më të korruptuarit, më të inkriminuarit dhe më të pandershmit, zakonisht kanë dalë të jenë më të zëshmit e VV-së.

Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi”, ka shkruar Blaka në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.