Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se gjatë këtij viti, 50 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje.
“Gjatë këtij viti 50 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje, e shumica për shkak të pagës dhe kushteve tjera në punës siç janë sigurimi shëndetësor, ligji për pensionim, shujta, paga e 13-të, shpenzimet e rrugëtimit e shumë e shumë të tjera”, tha Zeqiri.
Ai tha se këto dorëheqje janë jashtëzakonisht shqetësuese.
Zeqiri shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar rreth 100 dorëheqje.