Deputeti i PDK-së , Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së djeshme të Kurtit, në të cilën ky i fundit mbron Ministrinë e Tregtisë dhe zhvillimet e fundit në të.
Më tutje ai ka theksuar se nga reagimi i Kurtit të zhgënjyer kanë mbetur vetë votuesit e tij.
“Votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asambleistin e tij drogagji.”
“Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime”, shkruan Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Albin Kurti në panik!
I frikësuar nga arrestimi i bashkëpuntorëve të tij ka zgjedh t’i sulmoj institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën.
Votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndhodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asambleistin e tij drogagji.
Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime.
Ridi tash në burg, prandaj Albin Kurti para se t’i sulmoj të tjerët duhet të sqarohet jo vetëm për përmbajtjen e takimit të tij me Lajqakun në lokalin “Bukë e Zemër” por për lidhjen dhe afërsinë e tij me Ridin.
Nuk kan faj as opozita as mediat, as prokuroria pse Albin Kurti i ka hajna e drogagji bashkëpuntorët e arrestuar në Kosovë e Shqipëri.
Tash e krijonë ndonjë kauzë, në Veri apo Maqedoni me ua trullosë mendjen e lehtë votuesve, ua lexon ndonjë poezi, del e thotë ndonjë frazë a thënie filizofike e mendon që populli është dele e i beson sërish rrenat e tij.