Dy persona janë arrestuar dhe është sekuestruar drogë në vlerë 7 mijë euro gjatë ditës së sotme në Prizren.
Policia ka kryer bastisje në tri lokacione ku si dëshmi materiale ndër tjerash janë sekuestruar para, një shtëpizë e kompjuterit, dy telefona dhe një peshore dixhitale.
Antidroga e Policisë së Kosovës sekuestron Kokainë në vlerë rreth 7000 euro në Prizren, dy persona dërgohen në mbajtje
Prishtinë 30 gusht 2023
Me datën 30.08.2023, Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prizren ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për kontrollin e shtëpive të disa personave të dyshuar.
Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.
Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri (3) lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:
• Një (1) DVR @LHUA
• Dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram
• Një (1) peshore digjitale
• Një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram
• Dy (2) telefona mobil dhe
• Një (1) automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore,
Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për Kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas raportimeve arrin rreth shtatë mijë (7000) euro.