Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë në fshatin Bubavec të Malishevës.

Lajmin për DTV-në e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Elezaj.

Rasti është duke u hetuar sipas Elezajt.

“Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.