Kushtetuesja pezullon zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, duke vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media, dy javë pasi që Komuna e Prizrenit e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

“Gjykata, njëzëri, ka vendosur që (i) kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me aktin e lartcekur të miratohet në kohëzgjatje deri më 30 nëntor 2023; dhe për pasojë (ii) të pezullohet menjëherë zbatimi i nenit 5 të Ligjit Nr.08/L-224 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe zbatimi i vendimeve të nxjerra në bazë të këtij neni deri në afatin e lartcekur”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Po ashtu, bëhet e ditur se vendimi i Gjykatës gjithashtu sqaron që në rrethanat e rastit konkret, pezullimi i efekteve të nenit 5 të Ligjit të kontestuar, mund të “eviton rreziqe apo dëme të pariparueshme” që ndërlidhen me garancitë kushtetuese përkitazi me organizimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale si pasojë e ndërmarrjes së veprimeve nga pushteti lokal sipas përcaktimeve dhe afateve të saktësuara në nenin 5 të Ligjit të kontestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.