Vetëm 57.1 përqind të nxënësve e kaluan pjesën e dytë të provimit të maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, sipas të cilave kalueshmëria është 57.1 përqind.

Këshilli Shtetëror i Maturës ka bërë të ditur se nga 6670 nxënës që kanë paraqitur provimin, në test kanë hyrë 5366, nga të cilët 3064 e kanë arritur kriterin e kalueshmërisë.

Po ashtu, Këshilli ka konstatuar se i gjithë procesi i testimit ka shkuar në rregull, ndërsa gjatë procesit të administrimit ka pasur tentime për kopjim nga disa nxënës dhe si pasojë e posedimit dhe përdorimit të telefonit, 13 nxënës janë përjashtuar nga testi.

Matura shtetërore (pjesa e dytë) është mbajtur më 26 gusht 2023 në 30 komuna të Kosovës, ku nxënësit i janë nënshtruar testimit në 68 qendra të testimit

Leave a Reply

Your email address will not be published.