Këngëtari i njohur, Asim Gashi ka uruar babain e tij me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka treguar përjetimet dhe rrugëtimin me Naim Gashin.
Postimi i plotë:
Edhe pse gjatë viteve të 90-ta, jetuam në kushte të vështira materiale, as njëherë nuk tentove me e lënë Ditarin e me ju kthye shpinen nxënësve, si vepruan disa që për një jetë më të mirë e braktisen Ditarin dhe morren rrugët e botës, kurse vet nuk e dinin ku po shkojn!
Sot është një ditë e veqant per ty Babi, urime ditlindja dhe pensionimi! Per ty Baba Naim, të shkruhet edhe një Roman është pak, 44 vite në Arsim, me Ditar në dorë, duke ju dhënë dije e knaqësi shpirtërore nxënësve!
Babi Naim, ju jeni Profesori parë i Artit Muzikor në Komunen e Drenasit!
Punën fillove në Arllat shkolla “ Emin Duraku” në vitin 1979, pastaj 4 vite në fakultet në Prishtinë Akademia e Arteve- dega muzikë. Edhe si student punuat ne shkolla si Terstenik me 1981, Dobroshec me 1983 dhe me 1984 e deri ne pension në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Drenas!
Asnjë herë nuk ju n’dave punës si mesimdhënës shembullor, punove në vitet e 90-ta, në ditët dhe vitet më të vështira.
Edhe pse gjatë viteve të 90-ta, jetuam në kushte të vështira materiale, as njëherë nuk tentove me e lënë Ditarin e me ju kthye shpinen nxënësve, si vepruan disa që për një jetë më të mirë e braktisen Ditarin dhe morren rrugët e botës, kurse vet nuk e dinin ku po shkojn!
Ju Babi im Naim Gashi dhe shumë shok si ju, i qëndruat besnik A’tdheut, ku nxënësit i mësuat edhe në Luftë, si sot më kujtohet se edhe vet në atë kohë me vëllaun Kushtrimin ishim në klasen e VIII në viti 1998/99!
Përfundimi i Luftës dita e 14 Qershorit 1999 ishte Dita më e lumtur, por edhe plaga në Zemër për të rënët, Dëshmor e Martir të Kombit.
Babi Naim, ju thuret vargje për Dëshmorë e Martirë të rënë për Liri, i kenduat shumë Dëshmorve, andaj këto vepra ju bëjnë të pavdekshëm!
Shumë shkolla ku punove, kënget qe i thure tekste e melodi, nxënësit, gjeneratë pas gjenerate do i këndojnë brez pas brezi!
Kryevepra jote mbetet kënga “Dëshmorët e Gjimnazit Gj.K.Skenderbeu” ku po i citoj pak vargje nga refreni i strofes së fundit si:!
N’pllak perkujtimore nga gjimnazi jonë,
emra që s’harrohen, janë Martir Dëshmor