Ndërron jetë veterani i arsimit në Podujevë, Bedri Zebica

Veterani i arsimit Bedri Zebica, ka ndërruar jetë sot.

I ndjeri kishte punuar si arsimtar i gjuhës shqipe, në Podujevë.

Ai gjithashtu, shquhej për kontributin që ka dhënë në hapjen shkollave paralele ne gjuhen shqipe ne treven e Llapit, dhe ka punuar fort per mbajtur gjalle frymen e rezistences ndaj okupatorit Serbe.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur, familjarë të të ndjerit.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojm se sot me dt.07/09/2023 ka nderru jete axha Bedri ZEBICA.

Axha Bedri, ishte shembulli referues per te gjithe familjen si njeri i rralle me virtyte te larta, i arsimuar dhe ngritur ne aspektin intelektual, i sinqerte, i hareshem, human dhe me kulture te gjere.
Ai u frymezua nga gjyshi Shaban dhe trashegoi detyren e shenjte te arsimit dhe gjithe jeten punoi me perkushtim e devotshmeri te larte si arsimtar i gjuhes se embel shqipe ne Podujeve.

Per axhen, puna ne arsim ishte mision i shenjt dhe puna me nxenes ishte jete.
Axha Bedri, ishte vetemohues, konsekuent ne detyren e arsimit, u beri balle te gjitha sfidave, nuk kurseu veten, shendetin, u beri balle furtunave te arsimit, ishte i perkushtuar me tere qenin e tij per nje qellim te caktuar: “Ta mbajme gjalle arsimin shqip”.

Axha i nderuar ka dhene kontribut te madh ne hapjen shkollave paralele ne gjuhen shqipe ne treven e Llapit, dhe ka punuar fort per mbajtur gjalle frymen e rezistences ndaj okupatorit Serbe.

Shpirti yt i bardh u prehte ne paqe!

Krenar qe te kishim!

Lamtumire!

Leave a Reply

Your email address will not be published.