ZPS-ja nuk e komenton ndalimin e Remit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë që nuk komenton në çështjet operacionale pasi është pyetur për ndalimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafës – Remit gjatë së martës.

“Kini parasysh që ZPS-ja nuk komenton në çështjet operacionale”, ka thënë ZPS-ja.

Ndërkaq, Mustafa në Facebook ka shkruar se hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me urdhër të Prokurorisë mbrëmë ia kishin bërë një kontroll të telefonit, dhe më pas ai ishte lënë për t’u kthyer në shtëpi.

“Sonte rreth orës 20:00 para shtëpisë time më janë prezantuar hetuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës me një urdhër nga prokuroria e Gjykatës Speciale për kontroll të telefonit. Gojarisht më shpjeguan se duhet të bëjmë një bisedë zyrtare në zyre të Eulexit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Personeli nga Gjykata Speciale janë sjellë me respekt. Në zyre të Eulexit më është sekuestruar telefoni im dhe posa është bërë ky kontroll pa asnjë interesim shtesë nga ana e tyre, ka përfunduar biseda dhe tani gjendem në shtëpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.