/

Autobusi rozë në rrugët e Prishtinës – të gjithë që bëjnë monografinë në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”

Autobusi ngjyrë rozë ka filluar qarkullimin të hënën në kryeqytet, raporton DTV. Nisja është bërë në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te New Born e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku bëri të ditur se shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”.

Ai ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj tha se të gjithë që bëjnë monografinë në tetor udhëtojnë falas me “Trafikun Urban”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.