Kombinimi i vajit të kokosit me vitaminën E jo vetëm që ushqen dhe hidraton lëkurën, por ju shpëton një herë e mirë nga strijat e bezdisshme, sidomos nëse janë të sapoformuara.
Merrni dy lugë gjelle vaj kokosi dhe ngrohini në proces banjomari. Pasi të jetë ftohur paksa, merrni 6 kapsula vitaminë E, hapini me kujdes dhe bashkojini me vajin. Vazhdoni përzierjen e tyre dhe aplikojeni në lëkurë me anë të masazheve paska të forta. Nëse keni furçë akoma edhe më mirë. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlani lëkurën me ujë të fohtë. Ky veprim duhet përsëritur 3 herë në ditë.
Duke filluar që sot mos e hidhni më llumin e kafesë, por ruajeni diku që të mund të realizoni këtë recetë, e cila eleminon jo vetëm strijat, por edhe shenja të tjera në lëkurë. Ju nevojiten 3 lugë gjelle vaj kokosi, 3 lugë gjelle ujë, 50 ml xhel aloe vera dhe 100 gr llum kafeje.
Vendosni të gjithë përbërësit në zjarr dhe përziejini me lugë druri derisa të formohet një masë e dendur dhe homogjene. Kujdes, nuk duhet të tkurret plotësisht. Ruajeni në një vazo qelqi dhe përdoreni gjithmonë pas dushit. Mjafton të merrni pak me mollëzat e gishtave dhe të masazhoni zonat ku keni strija me lëvizje rrethore. Njëlloj si më parë, duhet të shpëlaheni me ujë të ftohtë dhe tës fshiheni.
Vaji i kokosit, është perfekt për lëkurën e irrituar të këtij sezoni. Në një kohë kur temperaturat sa vijnë e ulen, fytyrat delikate, por në fakt të gjitha, shfaqin probleme, skuqen dhe dehidratohen. Nëse ke lëkurë të thatë, përdor vazhdimisht vaj kokosi. Lëkura e thatë, shpeshherë shfaq probleme, sidomos pas larjes.
Ajri i ftohtë e acaron edhe më shumë. Pas dushit, thaje fytyrën me një peshqir të butë dhe apliko vajin e kokosit duke e masazhuar me mollëzat e gishtave të gjithë fytyrën, në mënyrë që vaji të depërtojë më thellë në lëkurë. 1/4 e lugës së gjellës është e mjaftueshme për të gjithë fytyrën.