Një studim nga neurologët e Sorbonës zbuloi se kishte pesë sëmundje që preknin pacientët me sklerozë të shumëfishtë deri në pesë vjet përpara se ata të diagnostikoheshin përfundimisht me sklerozë të shumëfishtë
Skleroza e shumëfishtë (SSH) është një sëmundje kronike e sistemit nervor qendror e karakterizuar nga procesi i demielinimit të palcës kurrizore dhe trurit.
Kapsllëku mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sklerozës së shumëfishtë, thonë neurologët.
Ata gjithashtu besojnë se infeksionet e traktit urinar, depresioni dhe problemet seksuale mund të tregojnë se dikush po vuan pa vetëdije nga një gjendje mizore.
Natyrisht, jo të gjithë ata që kanë këto simptoma do të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë. Këto simptoma janë të zakonshme dhe mund të jenë shenja të sëmundjeve të tjera”, tha doktoresha Celine Luapre.
Simptomat tipike të gjendjes autoimune përfshijnë vështirësi në ecje, probleme me shikimin dhe mpirje, ndërsa pacientët me sklerozë të shumëfishtë janë zbuluar më parë se vuajnë nga kapsllëku, infeksionet e fshikëzës, depresioni dhe problemet seksuale.
Për shkak të paparashikueshmërisë së simptomave, mund të duhen vite përpara se pacientët të diagnostikohen me sëmundjen. Nuk ka shërim, por trajtime të tilla si steroidet mund të kontrollojnë gjendjen dhe të lehtësojnë simptomat.