Ministrja Hajdari s’jep detaje pas intervistimit në Prokurorinë Speciale

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajadari, pas më shumë se tre orësh doli nga Prokuroria Speciale.

Ministrja Hajdari nuk ka dhënë përgjigje për çfarë është intervistuar, ndonëse është raportuar se për rezervat shtetërore.

“Derisa të marrim qartësi përkatëse ne do të bëjmë kërkesën dhe do të vijmë të japim përgjigje”, ka deklaruar ajo për media.

Hajdari po intervistohet nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore

Ndryshe, Prokuroria Speciale, më 18 gusht 2023, kishte zhvilluar një aksion për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.

Ministrja Rozeta Hajdari kishte thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Ndërkaq, më 31 gusht 2023, Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Muharremi dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.

Ai dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë, Gara dhe Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.