Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.
“Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.
Derisa lajmin e ka publikuar në rrjetet sociale edhe vëllai i saj.
E lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me datën 06.05.2024 në ora 10:00 nga një qytetare kemi pranuar një informatë se vajza e moshës 28 vjeçare nga ora 7:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më”.
“Ekipet e policisë, policët e rëndit dhe hetuesit policor kanë marrë informacionet e nevojshme dhe janë në kërkim të saj”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.