Në emisionin Nëpër Terene Sportive është folur për aktualitetin e futbollit në Kosovë, për futbollistët tonë si dhe për organizimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Serbisë.
Të gjitha këto u diskutuan me mysafirin në studio trajneri i njohur Arbnor Morina.
Morina thotë se Shqipëria duhet me dit që ne hala kemi eshtra në Sërbi.
”Mendoj që nuk ka qenë momenti i duhur edhe pse kanë kan kalu vjet nga lufta në Kosovë por për mu personalisht momenti ka me qenë atëherë kur eshtrat e fundit kthehen në Kosovë dhe vorrosen, deri atëherë mendoj se është hap i nxitum ”u shpreh Morina
Për ta ndjekur emisionin e plotë klikoni në linkun më poshtë: