/

E trishtë/ U aksidentua me motor, ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare i riu nga Gjilani

Një lajm i trishtë vjen nga Gjilani, ku në moshë të re, ku 24-vjeçari Fidan Arifi motoristi nga fshati Pogragjë i Gjilanit, i cili para një muaji kishte pësuar aksident me motorin e tij, është ndarë nga jeta në lule të moshës.

Lajmin për vdekjen e Fidanit, e kanë dhënë kolegët e tij përmes rrjeteve sociale.
24-vjeçari Arifi, ishte shpallur kampion në disa gara me motor, të zhvilluara në terrene të ndryshme në Kosovë.

Për të ishte kërkuar ndihmë pas aksidentit, pasi që ishte konstatuar se ai ka mbetur me lëndime të rënda trupore, duke përfshirë shtyllën kurrizore, pamundësi për lëvizjen e këmbëve, duarve, si dhe të qafës.
Për ceremoninë e varrimit, ende nuk është njoftuar nga familja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.