Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar, pastaj e ka liruar në procedurë të rregullt, një burrë në Gjakovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Rasti thuhet se ka ndodhur më 10 qershor, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar e intervistuar të enjten, më 13 qershor.

“Më 13.06.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.