/

SHBA-ja e qartë: Synimi ynë është njohja mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë qëndrimin e qartë në lidhje me përfundimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në një përgjigje një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka theksuar se qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar, duke theksuar se “synimi afatgjatë” është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Çka tha ShBA-ja?

Sipas DASh-it, ShBA-ja vazhdon të ofrojë përkrahje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve” – ka thënë ky zëdhënës i DASh.

Tutje, në përgjigjën e tij, zëdhënësi i DASh-it ka qenë i qartë, duke mos lënë vend për dykuptimësi. ShBA-ja synon që dialogu mes dy palëve të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte. Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” – ka theksuar DASh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.