/

Miroslav Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me zëvendëskryeministrin Bislimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka mbërritur para pak minutash në Qeverinë e Kosovës.

Lajçaku do të takohet me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Sot parashihej të zhvillonte takime edhe me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, por me asnjërish nuk u takua.

Nga ora 18:10 ai pritet në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e lëshuar gjatë ditës nga Qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.