/

Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke folur rreth diskutimeve me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth planit të zbatimit. Ai ka thënë se BE ua ka prezantuar një plan por palët s’janë pajtuar, madje ka thënë se mbesin në pozicione të largëta.

Kryeministri Kurti ka thënë se i ka prezantuar tri kushte për fillim të zbatimit të marrëveshjes që është nënshkrimi i saj, tërheqja e letrës së Bërnabiq(se Serbia nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe agjenci të saj) dhe dorëzimin e Radojiçiq. Borell ka treguar reagimin e Vuçiq për këto kushte.

“Serbia s’ishte në gjendje t’i përmbush plotesisht kushtet e Kosovës plotesisht duke i përmendur kufizimet kushtetuese. Derisa presidenti Vuçiq dha indikacione se është gati për eksplorim të opsioneve në lidhje me me letren e ish-Kryeministres ( Bernabiq) dhe formalizimin e marrëveshjeve në pajtim me praktikat e  dialogut në të kaluarën në mënyrë që zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes. Para takimit ne si BE bëmë një propozim të ri për zbatimin e marrëveshjes që do ta udhëheq fazen e implementimit. Por, fatkeqësisht kushtëzimi i zbatimit nuk lejoi diskutim për atë se si të procedohet për veprimet konkrete të zbatimit nga palët. Pozicionet e palëve se si të nis implementimi mbesin shume të largëta dhe për pasojë se si duhet të vazhdojë normalizimi”, ka theksuar diplomati spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published.