/

Lotët e gëzimit, Distria nënkampione olimpike! Kosova dhe shqiptarët në festë

Distria Krasniqi ka arritur që ta fitojë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Krasniqi u mposht nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi dhe Keldiyorova kishin një histori përballjesh, ku xhudistja aziatike kishte dalë fituese edhe më parë.

Krasniqi arriti në finale pas një gjysmëfinale kundër xhudistes italiane, Odette Giufrida, të cilën e ka mposhtur me “Golden Score.”

Performanca e saj ka qenë mbresëlënëse që nga fillimi i garave. Në ndeshjen e saj të parë, ajo ka triumfuar kundër xhudistes indoneziane, Maryam March Maharani, të cilën e ka mposhtur vetëm pas tridhjetë e shtatë sekondash. Në përballjen e dytë, Krasniqi ka mposhtur xhudisten izraelite, Gefen Primo, duke siguruar vendin në gjysmëfinale.

Medaljen e bronztë në këtë kategori e ka fituar xhudistja franceze, Amandine Buchard, e cila tregoi një performancë të fuqishme gjatë gjithë garave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.