Ish-Ministri i Financave kritikon Qeverinë: Nuk po bëhet asgjë në aspektin e zhvillimit ekonomik

Kosova është renditur e dyta për nga varfëria në Evropë, një situatë që është mjaft shqetësuese për të ardhmen e vendit.

Kështu bëjnë të ditur statistikat e World of Statistics.

Këto statistika tregojnë një nivel të lartë të sfidave ekonomike që përballet Kosova, si dhe një përfshirje të papunësisë e mungesës së mundësive të mjaftueshme për zhvillim.

E, në lidhje me këtë çështje, është shprehur shqetësues mbi situatën aktuale ekonomike të vendit edhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri. Shatri thekson se nuk po bëhet asgjë për t’u avancuar vendi ynë në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe se pjesa financiare po shfrytëzohet në mënyrë jo efikase.

Ai, thekson se tërheqja e investimeve të huaja direkte është në një përkeqësim për shkak të qëndrimeve të qeverisë aktuale, të cilët kanë shtyer që investitorët e huaj të largohen nga Kosova.

“Nuk është duke u bërë asgjë në aspektin e zhvillimit ekonomik, nuk janë duke u shfrytëzuar aspektet financiare, pjesa për investimet kapitale, mjetet që janë të siguruara prej buxhetit të tërhiqen prej ekonomisë në formë të taksave të tatimeve, d.m.th ngarkesat fiskale të ekonomisë që grumbullohen në buxhet si pjesë e pasurisë kombëtare është dashur që të futen në proces të zhvillimit në mënyrë më dinamike. Pastaj, tërheqja e investimeve të huaja direkte përshkak të deklaratave të qëndrimeve të çuditshme të qeverisë, janë dekoraju investitorët e huaj duke u deklaruar përgjegjësit e qeverisë sonë për luftë, për problem, për konflikte, për rrezik nga lufta e të tjera dhe njerëzit janë larguar”, vlerësoi Shatri

Ish-ministri i Financave, shprehet se për katër vite të qeverisë Kurti të ndara me 1 miliardë euro për investime kapitale kanë shkuar në dëme, nga të cilat sipas tij, janë “djegur” të gjitha.

Gjithashtu, Shatri sugjeron se Kosova ka ende hapësirë për të marrë borxhe publike për zhvillim të vendit, e që këto borxhe të shpenzohen për ndihmesë të zhvillimit ekonomik, e jo për politika sociale që synojnë vetëm mbledhjen e votave.

“Kemi ende hapësirë të mirë për me marrë borxh publik për nevoja të zhvillimit e jo për politika sociale për me mbledh vota me to, por për politika të zhvillimit. Ku 24% i kemi borxh publik, që sipas rregullave të zbatuara të institucioneve financiare ndërkombëtare deri në 40% kemi mundësi reale me hy, që nuk kalohet vija e kuqe, por, me kusht që ato me u shpenzu për nevoja të zhvillimit”, tha ai.

E, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Biznesit, u shpreh për GazetaBlic se ky rezultat tregon më së miri se ekonomia e vendit nuk është në zhvillim e sipër dhe që karakterizohet me një ambient jo të favorshëm biznesor.

Poashtu, vlerëson se sektori privat i bizneseve kosovare është partneri kryesor dhe shpresa e vetme e zhvillimit ekonomik.

Megjithatë, Kryetari i AKB-së thotë se qeveria duhet të jetë në bashkëpunim të vazhueshëm me sektorin privat në mënyrë për t’a luftuar varfërinë dhe të zhvillohet vendi për nga ekonomia.

“Së pari duhet të bëjë qeveria një strategji me partneritet me sektorin privat se si të luftohet varfëria dhe si të zhvillohet vendi, dhe në atë projekt do të mund të jepin kontribut të gjithë, duke përmisuar ambientin ekonomik dhe biznisor, duke krijuar politika më shumë joshëse për investime dhe investitorë, duke i joshur investitorët e huaj e duke promovuar besimin dhe vlerat ekonomike që i ka Kosova dhe në këtë formë do të fillonin të vijnë koorporatat e fuqishme të huaja, por, edhe këto të vendit”, potencoi Shahini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.