Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj thotë se çfarëdo vendimi të marrin Këshilli Drejtues do të jetë në krye të tyre.
Jasharaj ka kritikuar përsëri qajsen e Qeverisë Kurti, që sipas tij, është e gabuar, pasi siç thotë ai, veprojnë me teke e inate.
“Secilën vendim që e merr Këshilli Drejtues, unë do të jem në ballë të atyre aktiviteteve. Nëse, vendosin për protestë apo grevë, do të jem në krye të tyre.
Sindikatat kanë dy mundësi, ose të ketë dialog, ose protestë apo grevë. Nëse Qeveria vazhdon me qasje të gabuar, me inate e teke, atëherë ne duhet të reagojmë sipas kërkesave të anëtarësisë”, tha Jasharaj.
Por, sipas tij, nëse ndodhë greva e përgjithshme, atëherë fajtorët kryesore janë ministrja Nagavci bashkë me kryeministrin Kurti.
“Nëse ndodhë greva e përgjithshme, fajtori i vetëm është MASHT-i, veçanarisht Arbërie Nagavci bashkë me Albin Kurtin të cilët kanë qasje vërtetë të gabuar ndaj sindikatave dhe ndaj kërkesave të anëtarësisë”, tha Jasharaj.