Aktivisti i Vetëvendosjes Avni Zogiani ka kritikuar Milazim Krasniqin për kritikat që ky i fundit duket se i ka bërë ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit.
Zogiani ka ironizuar me z. Krasniqi që duket se kishte folur në një artikull në të cilin kritikohej rizgjedhja e Kurtit kryetar i VV-së pa kundër-kandidat.
“Po pra… duhet t’ketë kundër-kandidat si në rastin e djalit të vet… Memli kundër Memlit!” – u shpreh z. Zogiani.
Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i PDK-së më 3 korrik 2021, dhe nuk kishte pasur kundërkandidat.
Nuk dihet nëse z. Milazim Krasniqi kishte kritikuar edhe PDK-në për mungesë të demokracisë së brendshme në lidhje me këtë rast.