Për DTV

Get to know more about me

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.

DTV transmetimin për herë të parë e nisi më 19.08.2013, me program kulturor, muzikor dhe edukativ, më pas në vitin 2021 ka ndryshuar programin transmetues duke u pasuruar edhe me transmetim të rubrikave të tjera informuese siç janë emisionet politike, social, siguri dhe debate të tjera.

DTV përveç transmetimit televiziv në pronësi ka edhe portalin www.dtvmedia.net, si dhe produksionin. DTV është duke zënë vend në botën mediale tek mediat kryesore në vend, po bëhet njëra nga mediat që pasqyrohet vetë e vërteta, dhe duke qëndruar larg ndikimeve të faktorit të tretë.