Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut” të rastit për ta rrëzuar veten.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së Betim Gjoshi ka thënë se mos-procedimi i pagave për mësimdhënësit është alibi nga Kurti për të rrëzuar veten.
“Mos procedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim – Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria”.
Ish-anëtari i PDK-së në KQZ ka thënë se Kurti nuk do të rrëzohet pasi sipas tij të gjithë duhet ta kuptojnë se ai është i pa aftë për të drejtuar vendin.
“Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje”, ka shkruar tutje Gjoshi.