Pacolli i reagon Elon Muskut pasi përmendi Kosovën

Deputeti Behgjet Pacolli i ka reaguar miliarderit Elon Musk i cili propozoi një qasje të ngjashme ndaj Krimesë dhe Donbasit ukrainas si me rastin e Kosovës.

“Lexo para se të postosh në Twitter!”, i ka replikuar Pacolli, Muskut në Tëitter.

Ai tutje tha se gjëja më e mirë që Musk mund të bëjë është të ndërtoj një anije kozmike për udhëheqësinë e Rusisë dhe Serbië.

“Më e mira që mund ta bëni për botën është që ta ndërtoni edhe një fluturake hapësinore për udhëheqësinë e Rusisë dhe Serbisë sepse me trashëgimitë e tyre gjenocidale dhe të luftës, janë bërë të pashëndetshëm për token. Nëse nuk mund ta bëni këtë gjë, atëherë më mirë qëndroni jashtë kësaj pune!”, tha Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.