Zyra e Prokurorit të Specializuar, me 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e kundër njerëzimit.
Aktakuzës i janë bashkangjitur edhe skica, ku në skicën C që ndërlidhet me zhdukjen me forcë e personave, janë paraqitur pretendimet e prokurorisë për komunat ku pretendon se ka ndodh kjo vepër,lokacionin përkatës, datën e përafërt të zhdukjes dhe viktimat e njohura.
Pra, në këto skica, së pari paraqitet emri i komunës ku prokuroria pretendon se ka ndodhur kjo vepër,lokacioni përkatës, data e përafërt të zhdukjes dhe viktimat e njohura.
Pretendimet e prokurorisë janë se zhdukje me forcë e personave ka ndodhur në Ferizaj, Prishtinë, Gjakovë, Malishevë, Rahovec:
Edhe në tabelën e dytë pretendohet se ka pasur zhdukje me forcë në Rahovec, e po ashtu në Skenderaj dhe Suharekë:
Ndryshe, gjykatësi paraprak, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt.
Rasti Thaçi e të tjerët, në skicën B që ndërlidhet me akuzën për vrasje, prokuroria paraqet pretendimet për lokacionet, kohën e përafërt e viktimat e njohura
Zyra e Prokurorit të Specializuar, me 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e kundër njerëzimit.
Aktakuzës i janë bashkangjitur edhe skica, ku në skicën B që ndërlidhet për akuzën për vrasje, janë paraqitur pretendimet e prokurorisë për vendet ku pretendon janë kryer të njëjtat, koha e përafërt dhe viktimat e njohura.
Në këto skica, së pari paraqitet emri i komunës ku pretendohet se kanë ndodhur të njëjtat, lokacioni përkatës, koha e përafërt dhe viktimat e njohura.
Në tabelën e parë pretendohet se vepra e tillë është kryer në Drenas e Ferizaj:
Tutje, paraqiten pretendimet për komunat e Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit e Klinës:
Në tabelën e tretë vijojnë pretendimet për komunën e Klinës:
Pastaj, vazhdohet me pretendimet tjera për Klinë e Lipjan:
Kurse, në tabelën e pestë vijonë pretendimet për Malishevë e Podujevë:
Në tabelë e gjashtë listohen pretendimet për Podujevë, Prishtinë, Prizren dhe Rahovec:
Edhe tabela e shtatë vijon me pretendimet për komunën e Rahovecit:
Në tabelën e tetë paraqiten pretendimet për Skenderaj e Suharekë, si dhe për Shqipëri, respektivisht për Kukës.
Çështja Thaçi dhe të tjerët, prokuroria paraqet skica të lokacioneve ku pretendohet se ishin qendrat e ndalimit
Zyra e Prokurorit të Specializuar, me 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e kundër njerëzimit.
Aktakuzës i janë bashkangjitur edhe skica, ku në skicën A, janë paraqitur vendet ku prokuroria pretendon se kanë qenë qendra të ndalimit, numrin i viktimave e koha e kryerjes së krimeve të pretenduara.
Në këto skica, së pari paraqitet emri i komunës ku pretendohet se ka pasur qendra ndalimi, më pas emri i lokacionit, më pas data e përafërt dhe pastaj minimumi i numrit të viktimave të njohura.
Ajo pretendon se qendër të ndalimit ka pasur në komunën e Drenasit( Gllogovc), me lokacion në Llapushnik derisa lokacionet tjera janë të redaktuara, në Llapushnik ka listuar se përafërsisht minimumi i numrit të viktimave të njohura është 30, kurse në një lokacion tjetër 13, derisa për lokacionet e tjera informata është redaktuar.
Në komunën e Ferizajit, janë redaktuar dy lokacionet e pretenduara, derisa për njërin lokacion thuhet se përafërsisht minimumi i numrit të viktimave të njohura është 5, kurse, në Gjakovë pretendohet se qendër ka pasur në Jabllanicë, ku përafërsisht minimumi i numrit të viktimave të njohura theksohet të jetë 13.
Tutje, pretendohet se edhe në komunat e Gjilanit, Kacanikut, Lipjanit, Malishevës, Novobërdës dhe Podujevës ka pasur qendra ndalimit, ku më poshtë janë të paraqitura lokacionet e pretenduara, data e përafërt e përafërsisht minimumi i numrit të viktimave të njohura.
Po ashtu, pretendohet se qendra ndalimi ka pasur edhe në Prishtinë e në Prizren:
Njëjtë pretendohet edhe për komunën e Skenderaj, Rahovecit e Suharekës:
Pretendime ka edhe për qendra të ndalimit në Viti e në Shqipëri, në komunën e Kukësit e Hasit:
Ndryshe, gjykatësi paraprak, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt.
Rasti Thaçi dhe të tjerët, prokuroria liston dhjetë pika në aktakuzën e ndryshuar
(Përditësuar, ora 10:50)-Zyra e Prokurorit të Specializuar, me 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e kundër njerëzimit.
Në këtë aktakuzë, thuhet se përmes veprimeve dhe mosveprimeve të përshkruara më lart, Hashim Thaçi, Kadri VeseliI, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë kryer përmes pjesëmarrjes së tyre në një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe/ose kanë ndihmuar dhe nxitur krimet e ngarkuara në këtë aktakuzë.
Sipas prokurorisë, krahas kësaj ose në alternativë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës si eprorë për krimet e kryera nga vartësit e tyre.
Tutje, aktakuza thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi e dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e akuzuara në këtë aktakuzë ishin gati të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe nuk kishin marrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e krimeve të tilla. ose të ndëshkojë autorët e saj.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi individualisht penalisht përgjegjës për: pikën 1 persekutim mbi baza politike dhe/ose etnike, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas nenit 13(1)(h), 16(1)( a), dhe 16(1)(c) të Ligjit; Pika 2: burgim, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(e), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit; pikën 3 arrestimi dhe paraburgimi i paligjshëm ose arbitrar, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c), 16(1)(a), dhe 16(1)(c) të Ligjit”, thuhet në aktakuzë nga ana e prokurorisë.
Në pikën 4 ata ngarkohen me veprën akte tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(j), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit, kurse në pikën 5 për trajtim mizor, krim lufte i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit.
“Pika 6: torturë, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(f), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të ligji;Pika 7: torturë, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit; Pika 8: : vrasje, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(a), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit; Pika 9: vrasje, krim lufte, i dënueshëm sipas neneve 14(1)(c)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit; Pika 10: zhdukja e detyruar e personave, krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas neneve 13(1)(i), 16(1)(a) dhe 16(1)(c) të Ligjit”, thotë aktakuza.