“Gjatë seancës para zgjedhjeve të vitit 2018, Novaliq kishte shfrytëzuar të dhënat e pensionistëve të cilat i kishte siguruar falë postit, me qëllim që t’i dërgojë mesazhe ku u premtonte rritje të pensioneve”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Thesarit amerikan.
Departamenti amerikan i Thesarit, i ka vënë sanksione kryeministrit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliq, për shkak të minimit të proceseve demokratike.
Ky vendim është bërë i ditur nga qeveria amerikane, e përveç Novaliqit është sanksionuar edhe Sllobodan Stankoviqi dhe kompania e tij Integral Inginiering nga Laktashi, për shkak të lidhjeve të tij me politikanin serb nga Bosnja, Millorad Dodik, i cili më herët ishte futur në listën e zezë, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu bënë të ditur se në listën e zezë është futur për shkak të përfshirjes direkte dhe indirekte në veprime apo politika që minojnë proceset demokratike apo institucionet në Ballkanin Perëndimor.
Si rezultat i futjes në listë të zezë, i janë ngrirë pronat në SHBA dhe të gjitha transaksionet e mundshme të Novaliqit në shtetin amerikan.