Ymeri: Albin Kurti ka dalë nga LVV-ja, ka bërë parti tjetër

Ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri ka deklaruar se ky lloj diskursi propagandistik i Vetëvendosjes pas publikimit të një spoti ku dëgjohej terr e zi për ish-krerët e Kosovë duhet të dënohet veçanërisht nga mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Stërkeqje më të mëdha se kjo nuk ka. LVV-ja e ka premtuar një qeverisje më tolerante dhe më demokratike. Me zhvillim i shënjestron ato shtresa të shoqërisë që nuk i kanë punët mirë”, tha ai.

Sipas tij, tash u bë një qeveri që nuk e qan kokën për demokraci dhe i sulmon më së shumti ata që kanë më shumti nevojë për qeverinë.

Madje, analisti Ymeri tha ironikisht se më e keqja është se kryeministri Albin Kurti ka dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, “duke e bërë një subjekt politik tjetër”.

“Kjo është një qeveri anti-Vetëvendosje. Sot problemi më i madh është që Albin Kurti ka dalë nga LVV-ja, e ka bërë një parti tjetër. E qekjo parti tjetër më keq se ato që kanë qenë. E LVV-ja mundet me qenë e mirë, por fatkeqësisht s’u mbet kurrkush në to”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.