“Pas videos poshtëruese e fyese ndaj liderëve historik të UÇK dhe PDK, minimumi çka ish dasht me ba paria e PDK-së, me mbledh Këshilli Dtejtues edhe me marrë vendim me i prish koalicionet me VV, në çdo komunë të Kosovës.”, ka shkruar Cakolli në Facebook.
Anëtari i PDK-së, Bujar Cakolli, ka kërkuar nga partia e tij që t’i ndërpres koalicionet me Vetëvendosjen nëpër komuna.
Reagimi i tij, vjen në kohën kur Vetëvendosje publikoi një video në të cilën bëri akuza të rënda ndaj ish-udhëheqësve të PDK-së.