Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar për videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje dje, në të cilën ajo sulmon ish-pushtetarët e Kosovës.
Behramaj e ka quajtur këtë video propaganduese, duke thënë se ajo tregon shumë për “keqqeverisjen e Kurtit”.
Sipas tij, Kurtit i duhet një ngjizje politike për shpëtim.
Reagimi i Behramajt në Facebook:
Me iu paraqit nevoja Lëvizjes Vetëvendosje për video të tilla propagandistike, pa i bërë as dy vjet Kurti në qeverisje, tregon shumë për keqqeverisjen e tij, tepër shumë.
Disa, pavarësisht faktit që mbi një dekadë qëndruan në pushtet, politikisht asnjëherë nuk u konsumuan.
Albin Kurti tashmë veç është një i tharbëtuar. I duhet një ngjizje politike si shpëtim.