Ish-politikania dhe sociologia serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se “për sa më përket mua, Kosova është një histori e përfunduar, ne thjesht po humbim kohë”.
Sipas Peshiqit, paralajmërimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për formimin e një “blloku serb” është një ide mjaft e paqartë.
“A dëshiron ai të qëndrojë në qendër dhe të thotë – në të majtë janë të gjelbrit pro-evropianë, dhe në anën tjetër janë të djathtët dhe ai do të jetë mes tyre”, tha ajo për “N1”.
Lidhjet e opozitës parlamentare me ideologjinë politike të djathtë po forcohen. Jo rrallë, atyre u bashkohen akademikë dhe profesorë të një orientimi të ngjashëm.
Kësaj radhe, pikë takimi ishte Proklamata për Mbrojtjen e Kosovës.
“Nuk e di nëse ka pasur ndonjë proklamatë më parë… Por të gjithë janë shumë të njohura për opinionin, të gjithë janë nacionalistë, Beqkoviq, Koviq, Çaslav Ociq… Nuk e di se çfarë plani kanë me Kosovën, si do ta mbrojnë Kosovën, çfarë mund të bëjnë për Kosovën”, pyeti Peshiq.
Siç tha ajo, lëvizja Dveri është “e njohur për këtë temë”.
“Ata janë parti të Putinit, përfaqësojnë vlerat familjare dhe duan ‘ta kthejnë Kosovën’. Si do ta kthejnë Kosovën, duhet të krijojnë trupa të armatosura. Riintegrimi i Kosovës është krejtësisht jorealist”, theksoi ajo.
Ajo thotë se Kosova është një histori e mbyllur.
“Thjesht po humbim kohë”, shtoi ajo.
Duke komentuar formimin e “bllokut serb”, Peshiq thotë se ai nuk është “Serbi e denjë”, çfarë e ka paralajmëruar Vuçiq.
“Nëse kjo është Serbia e denjë, ai që është i padenjë vet… Nuk kemi më asnjë institucion, zgjedhjet na kanë zgjatur dy muaj, pastaj u bë pauzë pastaj janë verifikuar mandatet, pastaj do të formohet qeveria në gusht, shtator, tetor, kështu që tani nuk kemi as qeveri”, tha ajo.