Kujdes me eurot 50-she e 100-she false, janë duke qarkulluar me të madhe në Kosovë

Njëjtë ka ndodhur edhe në bankën Raiffeisen në rrugën “Nëna Tereza” në Gjakovë, ku një zyrtar ka njoftuar Policinë se një klient ka deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro, që po ashtu dyshohet se ka qenë e falsifikuar.

Trendi i parave të falsifikuara po vazhdon të ‘lulëzojë’ në Kosovë, ku qindra e mijëra euro fals vihen përditë në treg. Rastet e tilla raportohen kryesisht nga zyrtarët e bankave në vend, teksa kartëmonedha e cila raportohet më së shumti si e falsifikuar janë ato prej 50 dhe 100 euro. Dy rastë të tilla janë raportuar edhe dje, njëri në Gjilan e tjetri në Gjakovë.

Sinjali mëson se një zyrtar i bankës NLB në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan ka raportuar se kanë hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro, që ishte deponuar para disa ditësh nga një person dhe dyshohet se është e falsifikuar. Posa është denoncuar rasti, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kartëmonedha është konfiskuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”, për dy rastet veç e veç.

Kujtojmë se kualiteti i parave false është shumë i lartë, saqë është e vështirë të detektohen pa aparatin përkatës.

Kujtojmë se falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.