/

Nevoja e kryeministrit për armiq!

Nga Kimete Berisha
… e pashë të premten që shkoi. Ishin dy xhipa të zinj para xhipit ku ishte ulur kryeministri.
Rruga ishte e ngushtë, pranë një kafiterie, prapa qeverisë.
Shoferët e tij vozisnin me nguti, rrëmbyeshëm, me padurim. I kishin hapur xhamat, truproja e mbante dorën jashtë…
dhe kështu..kaluan shumë afër meje.
E pyeta me zë të lartë truprojen: Po doni me na shkel a?
Më dëgjuan. Kryeministri e ktheu kokën anash.
M’u duk u turpërua.
…ama psikopatët nuk turpërohet, as frikësohen, as ndjejnë.
Albin Kurti ka premtuar gjithçka, çdo të mirë në jetë, për t’i bërë shqiptarët t’i besojnë, ta duan dhe të shkojnë pas tij.
Kur e fitoi pushtetin, e humbi nevojën që ta duan.
Pasi e konsumoi dashurinë, i tepruan dy nevoja të tjera:
Ti besojnë dhe ta ndjekin.
Meqenëse shqiptarët për nga natyra janë dyshues dhe nuk besojnë as kur besojnë, Albin Kurti shpejt e humbi edhe besimin e shqiptarëve.
Nuk të nevojitet shumë të dëshpërohesh, ta humbësh besimin dhe të bindesh se ‘këtu s’ka shpëtim’ – mjafton ta fusësh dorën në xhep.
Fitorja e tij ishte ndërtuar nga rrenat.
Sa herë fryn era ia zbulon një.
Sa herë ndalet rryma e bëhet terr – i del në dritë një krim.
Kishte premtuar ‘jetë tē gjatë e të lumtur’, kishte premtuar çdo gjë që i bën shqiptarët e lumtur.
Përveç rrenave, fitorja e tij u ndërtua me urrejtje ndaj ‘armiqve’ shqiptarë.
Armiqtë e tij janë komandantët e UCK-së dhe ata ekzistojnë që nga dita kur u çlirua Kosova prej Serbisë, kur, sipas Albin Kurtit – Kosova u bë ferr.
Ferri sipas Albin Kurtit nuk nis me robërinë, por me Lirinë e Kosovës.
E dinte se ishte e pamundur të realizonte dëshirat, nevojat dhe pritjet e shqiptarëve.
Sepse shqiptarët dëshirojnë shumë, dhe duan t’u plotësohen dëshirat përnjëherë dhe menjëherë – bash siç u kishte premtuar Albin Kurti.
Por, më kollaj të vjen nëse i ndërron fjalët dhe i zhgënjen të zhgënjyerit sesa të vazhdosh me alkimi.
Albin Kurti në pushtet e kuptoi se gabimi më i madh në jetë është t’u premtosh njerëzve lumturi, drejtësi dhe barazi, sepse njeriu kurrë nuk bëhet rehat (gjithmonë ka vend për dëshpërim); viktimën s’ka drejtësi që e shëron nga padrejtësia, kurse t’i barazosh njerëzit nuk mundesh sepse ata vet s’duan të jenë të barabartë.
As Zoti s’deshi t’i shoh njerëzit e barabartë, prandaj lufta vazhdon.
Pritjet e mëdha të shqiptarëve e lodhën si luftërat e gjata.
E lodhën shpejt.
I lindi nevoja urgjente të pavarësohet nga dashuria, nga shpresat dhe nga pritjet e shqiptarëve.
Filloi procesin e pavarësimit nga votuesit, t’i bind ndjekësit e tij të bëhen realistë, të kërkojnë shpresë, besim, të ardhme edhe Zot diku tjetër…tek vetvetja, kudo….jo veç te Ai.
– Çka po m’këqyr m’u?
Ky drejton shtetin, jo njerëzit, s’është kryeministër i mjerimit, i të mjerëve, i atyre që me abrakadabra presin t’ua ndryshojë jetën.
Albin Kurti është në gjendje ta paguaj me ndjekës (me votues) pavarësinë e tij nga ‘Çeta e ëndrrimtarëve’ që i ka vë në gjumë e ata vazhdojnë të flenë, dhe që presin se kur të zgjohen nga gjumi do ta gjejnë lumturinë.
Albin Kurtit i kaluan rreth 2 vite në pushtet duke luftuar për pavarësim nga ëndërrimtarët, pavarësim nga premtimet e tij; duke u përpjekur t’i legiitimojë mashtrimet e tij; dhe duke u munduar të na bind se nuk është populist – u zbulua se është elitist.
Albin Kurti ka nevojë për armiq.
Për një armik të mirë.
Çka të duhet armiku i mirë?
Të duhet që të merresh me të e jo me problemet popullore!
Çka të duhet arniku i mirë?
Të duhet që të të bëj të dukesh viktimë!
Çfarë fiton që armiqësohet me mēsimdhënësit?
Çfarë fiton që mësimdhënësve shqiptarë nuk ua jep rrogat, kurse paramilitarëve serbë të Rojave të Urës (të punësuar në institucionet e Kosovës) ua jep rrogat pa dal në punë …
Pse i shpërblen paramilitarët serbë për spastrim etnik (përndjekje të shqiptarëve), i paguan për ta mbajtur të ndarë, të pushtuar dhe të kriminalizuar veriun.
Pse kryeministri ka kaq shumë nevojë për armiq?
Pse sot, bën video duke i shpallur kryekriminelë të burgosurit në Hagë, kur mund të bënte video me krimet e Serbisë në Kosovë.
A i vjen keq që me Aleksandër Vuçiqin e ka armikun e përbashkêt – komandantët e UÇK-së!
Derisa Edi Rama me Aleksandër Vuçiqin i ka të përbashkët miqtë, Albin Kurti me armikun më të tmerrshëm të pavarësisë së shqiptarêve i ka të përbashkët armiqtë (komandantët e UÇK-së).
Edhe më i padituri ndër ne e di se gabimi më i madh që mund ta bëj një udhëheqës është ta prek njeriun në xhep dhe në moral.
Pse pra Albin Kurti i prek shqiptarët në xhep, në moral dhe në dinjitet!
Një mësuese kur mori vesh që nuk merr rrogë me të cilën i mban 5 fëmijë, më tha: Më kanë hy këmb’të n’dhé!
Albin Kurti është paguar nga shteti, ka marrë rrogë nga Kuvendi, për ta sulmuar me gur e me granata Kuvendin, e tash ua ndal rrogat mësimdhënësve për shkak të grevës që është legale!
Si mund të ndodh kjo?
Çka ka ky?
Çka do?
Do luftë qytetare?
Do të blej frikën me pagat e mësimdhënësve, që shqiptarët ta financojnë me paret e veta frikën e tyre për mbijetesë!
Apo do t’i blejë punëtorët me pagat e tyre.
E ka mësuar mimoza hajnesha: ta blesh njeriun me pagën e tij!
Që kur t’i bie në mend greva, me këqyr pas derës mos është naj Albin!
P.S.
Shkova tek Zoti, e luta: Më fsheh o Zot. S’e sheh që po të lutem!
Zoti më tha: Shko tek djalli.
Nxitova për tek djalli, djalli më priste..
gjithë ditën e lume
– Sinerman – Nina Simone.

Leave a Reply

Your email address will not be published.